Zabaleta i jep sugjerim Mesit: Nëse largohesh nga Barcelona, shko te liga më e bukur në botë

Lionel Messi shënoi dopietë me fanellën e Barcelonës në ndeshjen e fundit dhe mesa duket ka gjetur përsëri kënaqësinë e të luajturit futboll. Tifozët katalanas janë duke shpresuar për një ndryshim të mendjes së argjentinasit, në mënyrë që të rinovojë me Barcelonën. 6 herë fituesi i Topit të Artë e shprehu haptazi në emisionin “Goal” në verë, se donte të transferohej tek një klub që do t’i jepte mundësinë për të fituar Uefa Champions League.

Tek klubi i Manchester City janë duke shpresuar për një transferim të argjentinasit. Forma fantastike që po kalon klubi anglez dhe lidhja e ngushtë mes Messit dhe Guardiolës e bën më të besueshme këtë hipotezë. Ish lojtari i Manchester City, Pablo Zabaleta i sugjeron 33 vjeçarit të zgjedhë klubin e sheikëve, në mënyrë që të përjetojë futbollin e bukur anglez, që sipas tij i pëlqen shumë Lionel Messit.

“Nëse Messi dëshiron të largohet dhe të luajë në ligën më të bukur të botën, do t’i sugjeroja të shkonte tek Manchester City. Është diçka që atij do t’i interesonte, pasi çdo lojtar që njoh më pyet se si është të luash në Premier League Leo ka qenë prej vitesh në Spanjë dhe do të ishte një tërheqje e madhe për të, nëse do të eksperimentonte futbollin anglez. Manchester City ja ofron këto kushte”- u shpreh Zabaleta. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online