Ymeraj: E kemi mposhtur Partizanin, nuk e kemi frikë

Mesfushori i Kamzës: U kthyem në rrugën e duhur. Të kuqtë janë ekip i vështirë, por ja dalim mbanë

Mesfushori Ersil Ymeraj është një nga futbollistët e momentit te skuadra e Kamzës, ai shënoi edhe në fitoren e fundit kundër Laçit në Superiore. Shkodrani mund të cilësohet edhe si një nga zbulimet e sezonit, pasi po luan edicionin e tij të parë në Superiore. 15 ndeshje në fushë, 12 si titullarë dhe 3 gola të shënuar, nuk mund të ketë më mirë se kaq. Ai foli për “Sport Ekspres” për ndeshjen e radhës kundër Partizanit, por ndalet edhe te fitorja kundër Laçit. ”Fitorja me Laçin na ktheu në rrugën e duhur, pasi e mbyllëm vitin 2017 me 3 humbje radhazi. U kthyem aty ku duhet. Më vjen mirë që fituam, pasi ishin 3 pikë që na liruan”, – shprehet fillimisht ai.
Ymeraj foli edhe për golin e tij kundër kurbinasve. “Goli më liroi. Më vjen mirë që hapa rrugën e suksesit kundër ekipit të Laçit. Golat e mi janë në shërbim të skuadrës”, – shton ai.
Mesfushori flet edhe për ndeshjen e radhës kundër Partizanit. Shkodrani mendon se është një sfidë shumë e vështirë, por jo e pamundur për ekipin e kuq. “Partizani është një ekip shumë i vështirë, pasi edhe situata që po kalon nuk është e mirë. Ata kanë nevojë për pikë dhe ne e dimë këtë. Ne do të mundohemi të bëjmë lojën tonë, pasi e dimë se mund t’ia dalim mbanë. Ne do të shkojmë në stadiumin “Selman Stërmasi” për të marrë pikë. E kemi mundur Partizanin më parë, mund ta bëjmë sërish”, – përfundon ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online