Lamine Yamal gëzoi botën e futbollit me performancën e tij dhe pa asnjë dyshim ky 16-vjeçar është zbulimi më i madh i këtij sezoni. Jeta e tij ka ndryshuar rrënjësisht dhe mediat spanjolle sjellin një histori të re interesante për të dhe faktin se Yamal nuk është mbiemri i tij.
Babai i tij Mounir vjen nga Maroku, ndërsa nëna e tij Sheila Ebana është nga Guinea Ekuatoriale. Ai mban në këpucë flamujt e këtyre vendeve dhe nuk e fsheh se është krenar për origjinën e tij.
Megjithatë, për të Spanja ishte e vetmja zgjedhje që në ditën e parë sepse është vendi ku ka lindur dhe duket qartë se nuk gaboi. Ai është një hap larg fitimit të Kampionatit Evropian, i cili do t’i lejonte Yamal të shkruajë faqe të reja të historisë.
Yamal ka qenë në qendër të vëmendjes së fundmi dhe para ndeshjes finale mes Spanjës dhe Anglisë, mediat kanë zgjidhur një tjetër mister në lidhje me lojtarin e Barcelonës dhe kanë shpjeguar disa gjëra për emrin dhe mbiemrin e tij.
Fanella e tij shkruan Lamine Yamal dhe shumë besojnë se Yamal është mbiemri i këtij 16-vjeçari, por kjo nuk është e vërtetë.
Mundo Deportivo shpjegoi se Yamal është emri i tij i mesëm dhe se nuk është mbiemri i këtij magjistari të ri. Mbiemri i tij në fakt është Nasraoui, që është mbiemri i babait të tij dhe në të dhënat zyrtare ka edhe mbiemrin Ebana, të cilin e mban nëna e tij. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/