Xhuliano Skuka është kthyer sërish me ekipin e Maribor. Këta të fundit kanë zhvilluar një tjetër ndeshje miqësore. Këtë herë kundër Otelul të Rumanisë, teksa ndeshja është mbyllur në barazimin pa gola.
Pasi mbeti jashtë skuadrës në ndeshjen e fundit, Skuka u rikthye dhe hyri në fushë në minutën e 60. Megjithatë ish-lojtari i Partizanit nuk arriti të linte gjurmë për të vendosur historinë e takimit. /Sport Ekspres/