Xhudistja italiane fiton medaljen e artë dhe puth në buzë një femër: Çfarë nuk shkon me këtë?

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Xhudistja italiane Alice Bellandi fitoi medaljen e artë në xhudo në kategorinë deri në 78 kilogramë, pasi mposhti në finale izraeliten Inbar Lanir.

Alice Bellandi ishte në qendër të vëmendjes teksa festoi medaljen e artë olimpike duke puthur të dashurën e saj Jasmine Martin, një xhudiste me origjinë braziliane, e cila garon për Afrikën e Jugut dhe jeton në Romë.

“Çfarë nuk shkon me këtë? Ky është floriri plot dashuri. Më vjen keq që kjo puthje shihet si diçka e jashtëzakonshme, është dashuri. Kë do të puthje pas rezultateve kaq të rëndësishme? “, tha Alice Bellandi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/