Xhejms Adeniji dhe parashikimi “në kokë”!

 

Pas përfundimit të ndeshjes së djeshme, edhe nigeriani Xhejms Adeni është dukur më shumë se i gëzuar për këtë trepikësh të skuadrës së tij, ndërkohë që për gazetën “Sport Ekspres” do të deklaronte: “E parandieja qysh përpara ndeshjes se Ali Soue do të shënonte, pasi i thashë që sot është dita jote dhe do të shënosh dhe ja ku doli fjala ime. E them me plot gojën se kjo që ishte mbrëmja e Skënderbeut dhe ishte një natë e madhe. Zhvilluam një ndeshje shumë të mirë dhe ishim përgatitur për fitoren dhe ja ku e morëm atë.

Pas barazimit në Kamzë e dinim që na priste një ndeshje shumë e fortë dhe e kishim vlerësuar maksimalisht kundërshtarin. Ishim shumë më lart në të gjitha drejtimet dhe këtë e panë të gjithë në fushën e lojës. Partizani mund të jetë një skuadër e mirë, por ne kemi super skuadër dhe këtë vit absolutisht që do të jemi ekipi për t’u mundur.

Jam shumë i kënaqur për lojën që zhvilluan të gjithë dhe them se bëmë vetëm detyrën dhe treguam sërish se kush është Skënderbeu. Tani duhet të mendojmë për Europën dhe duhet ta harrojmë për një moment Superioren, pavarësisht se në kampionat do të udhëtojmë për në Kukës në javën e katërt. Falënderoj të gjithë futbollistët për gjithçka që dhanë dhe këtë fitore ja dedikojmë edhe tifozëve tanë të zjarrtë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *