Brian Braun bëhet sërish pjesë e përfaqësueses së Xhamajkës, pasi është thirrur nga këta të fundit për dy takimet e radhës që janë të vlefshme për CONCAF / Nations League. Megjithëse në stol me Partizanin ndeshjet e fundit, Xhamajka kërkon ndihmën e sulmuesit në 12 dhe 15 tetor në përballjet që do të kenë kundër Arubas.
Lajmi bëhet i ditur nga vetë të kuqtë me anë të një njoftimi në faqen e tyre zyrtare në rrjetin social “Facebook”. Kujtojmë se Braun iu bashkua përfaqësueses së tij edhe në ndeshjet e shkuara ku përveç se u aktivizua në fushën e lojës, arriti të gjente edhe golin./Sport Ekspres/