Xhakomo Vrioni po jeton ëndrrën e tij, Pirlo i beson talentit shqiptar ndaj Veronës

Të luash me fanellën e Juventusit është një ëndërr për shumë futbollistë, ndërsa Xhakomo Vrioni po e jeton atë. I afruar për ekipin e 23-vjeçarëve, sulmuesi shqiptar shpejt e gjeti veten në ekipin e parë të bardhezinjve. Që pas periudhës së izolimit ka qenë i përhershëm në listën e ekipit A, duke bërë edhe debutimin e tij nën urdhërat e Sarrit.

Por situata nuk ndryshon as me Pirlon në stol, teksa “il maestro” duket se ka besim te aftësitë e futbollistit të Kombëtares kuqezi. Trajneri i Juventusit ka vendosur t’i japë disa minuta në këmbë Xhakomo Vrionit në ndeshjen e sotme kundër Veronës. Takimi ishte në shifrat 1-1 dhe Pirlo zgjedh të shtojë forcat në sulm për të synuar një përbysje të rezultatit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *