Nga Klaudio Ndreca
Nëse Juventusi i Sarrit do të dështonte në finalen e Kupës së Itali, bardhezinjtë U-23 të drejtuar nga ana e Fabio Pecha e kanë realizuar objektivin. Këta të fundit kanë arritur që të triumfojnë me rezultatin 1-2 ndaj Triestinës, falë golave të shënuara nga ana e Brunorit dhe Rafia.
Kjo ishte edhe Kupa e parë e fituar me fanellën e Juventusit për Xhakomo Vrionin. Sulmuesi shqiptar do të transferohej te grupmoshat e bardhezinjëve në muajin janar, ndërsa në kohët e fundit është grumbulluar edhe nga Sari.
Por në të dyja finalet e Kupës së Italisë që ka zhvilluar, Vrioni ka qenë vetëm në stol. Edhe në përballjen e sotme sulmuesi shqiptar nuk është aktivizuar për asnjë minutë, por ndryshe nga rasti me Napolin, nuk ka përjetuar dëshpërimin e yjeve që do të marrin një leksion nga akademia e tyre. /Sport Ekspres/