Nga Klaudio Ndreca
Klaudio Zapa ka thurur elozhe të mëdha për sulmuesin e Shqipërisë, Xhakomo Vrionin. Ky i fundit u transferua te Juventusi në ditët e fundit të merkatos që lamë pas, duke shkuar tek U-23. Aty pritet që lojtari kuqezi të rritet më tepër, duke ëndërruar edhe debutimin në ekipin A.
Vlerësime me shumë domethënie ka marrë nga ana e Klaudio Zapës, kartonin e të cilit e zotëron po e njëjta skuadër, Juventusi. Madje duke u grumbulluar në disa ndeshje edhe me të rinjtë e Italisë, megjithëse nuk po e gjen dot hapësirën për të debutuar në skuadrën A duke parë konkurrencën dhe për këtë arsye ka provuar disa huazime.
Zapa shprehet se Vrioni do të japë një kontribut të madh te Juventusi dhe vetë fakti që kjo skuadër e ka transferuar, shpreh shumçka. “Vrioni mund të japë një kontribut të madh te Juventusi. Është një sulmues shumë fizik, me një të majtë të shkëlqyer dhe që i lejon atij të shënojë shumë gola. Sulmon hapësirën mirë dhe është një sulmues i shkëlqyer që e ndihmon skuadrën. Ka një prespektivë të madhe dhe nëse Juventusi e ka marrë atë…”, e mbyll Zapa me nënkuptimin. /Sport Ekspres/