Xhaka shënon autogol, por Leverkuseni përmbys ndeshjen në 3-4 në minutën e 94-t! “Aspirinat” ngushtojnë diferencën me Bajernin

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Bajer Leverkuseni ka marrë një tjetër fitore emocionuese. “Aspirinat” kanë mposhtur Shtutgartin me shifrat 3-4. Në minutën e 62-të vendasit morën një avantazh 3-1 falë autogolit të Granit Xhakës. Topi i shmangur nga portieri u përplas në trupin e mesfushorit shqiptar, duke bërë që më pas të ndalej në rrjetë.

Një autogol që u duk se do të mbyllte historinë e takimit. Por Leverkuseni nuk u dorëzua. Hincaipe ngushtoi shifrat në minutën e 68, ndërsa 20 minuta më vonë autogoli i Stillerit riktheu baraspeshën. Kur kronometri po shënonte minutën e 94-t, Patrik Shiku e dërgoi topin në rrjetë dhe realizoi përmbysjen e madhe.

Një fitore mjaft e rëndësishme për “aspirinat”, që tashmë i afrohen kreut me 2 pikë. Diferenca me Bajernin e Mynihut është ulur në vetëm 6 pikë, duke e ndezur garën për titullin kampion në këto javë të fundit të Bundesligës./Sport Ekspres/