Xhaka reagon pas akuzave nga Zvicra

Pa diskutim që festa e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit me Shqiponjë bëri një bujë të madhe në gjithë botën, por jo të gjithë në Zvicër janë të mendimit se duhet ndihma e lojtarëve që kanë më shumë se një shtetësi.

Aleks Miesher ka deklaruar dje se në skuadrën e Zvicrës duhet të luajnë vetëm futbollistë me që kanë një kombësi, duke specifikuar më shumë për lojtarët: Duhet ta diskutojmë, a duhen lejuar lojtarë me dy kombësi në kombëtare? Investojmë miliona dhe pastaj deri në 21 vjeç kanë të drejtë të na braktisin”.

Granut Xhaka siç duket e ka marrë si fyerje këtë deklaratë. Mesfushori, i cili luan në radhët e Arsenalit ka reaguar, duke vënë theksin te fakti se ai nuk e mohon origjinën e tij, megjithatë i është shumë mirënjohës shtetit të Zvicrës për atë çka i ka dhënë atij dhe familjes së tij, duke përfshirë edhe pjesën tjetër të lojtarëve që kanë kombësi tjetër.

“Kam dëgjuar se ai nuk ka besim te shtetasit e dyfishtë. Kjo deklaratë është për mua dhe lojtarët e tjerë me dy nënshtetësi. Si për mua dhe për shokët e skuadrës, është e çuditshme të dëgjojmë të tilla fjalë. Në këtë mënyrë krijohet urrejtje dhe shumë zhgënjim. Mendoj se Aleksi me komentet e tij të kohës së gurit i adresohet lojtarëve që kanë më shumë se një shtetësi”.

“Ne të gjithë jemi zviceranë dhe bëjmë gjithçka për përfaqësuesen. Secili nga ne jemi mirënjohës për atë që ka bërë Zvicra për ne dhe për familjet tona. Rrënjët e familjes time janë nga Kosova, ashtu siç janë të Breel Embolo nga Kameruni, Manuel Akanji nga Nigeria dhe Ricardo Rodriguez nga Kili e Spanja. Zvicra përbëhet sot nga 50-60% popullsi që kanë kombësi të dyfishtë. Edhe trajneri ynë (Vladimir Petkoviç) është qytetar i dyfishtë dhe i jep gjak dhe djersë ekipit kombëtar. Me këtë deklaratë Aleks ka shkaktuar shumë reagime, por ka lënë edhe shumë të zhgënjyer”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *