Bukajo Saka i ka thurur elozhe Granit Xhakës pas përfundimit të ndeshjes çerekfinale mes Zvicrës dhe Anglisë. Lojtari anglez, i cili ka luajtur me mesfushorin shqiptar me Arsenalin, ka thënë se ai është një lojtar dhe një njeri i jazhtëzakonshëm. Saka vlerëson përulësinë e Xhakës për t’i përgëzuar edhe pas eliminimit nga pika e bardhë e penalltive.
“Xhaka është një lojtar i pabesueshëm. Ka fituar mjaftueshëm trofe tashmë. Është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe një njeri i jashtëzakonshëm. Edhe pasi humbën, ai u tregua i përulur dhe erdhi të na takonte dhe të na shtërngonte dorën. Është një njeri i mirë. I uroj më të mirën atij dhe Zvicrës, të cilët zhvilluan një lojë të mirë”, ka thënë Bukajo Saka./Halit Delibashi-Sport Ekspres/