Teksa kampionati në Premier League nuk ka rinisur ende, trajneri i Arsenal, Emery ka vendosur të zbuloi disa prapaskena të pa dhëna më parë në media. Largimi i Koscielny i la topçinjtë përkohësisht pa kapiten. Shiriti i ekipit padyshim duhet t’i shkonte një lojtari të besueshëm për trajnerin, lojtarët dhe padyshim të dashur për tifozët.
Mesut Ozil dhe Granit Xhaka ishin kandidaturat e vendit të parë ndërsa Emery ka treguar sesi propozimi i tij u hodh poshtë nga lojtarët. Këta të fundit një zëri kanë kërkuar Granit Xhakën si udhëheqësin e tyre. Mesfushori shqiptar ka qenë në një formë të jashtëzakonshme me fanellën e topçinjëve, pa folur më pas për shpirtin e tij luftarak.
“Kam biseduar shumë me Ozilin, pasi kam dashur ta ndihmojë. Ndonjëherë luante mirë dhe ndonjëherë keq. Ai duhet të bëhet më kritik, të përmirësojë qëndrimin dhe angazhimin e tij. Unë u përpoqa ta ndihmojë atë me gjithë forcën time, pasi kam dashur që ai të luaj gjithmonë. Unë mendova ta bëjë atë kapiten, por shokët e skuadrës nuk e donin dhe kështu shiriti shkoi për Granit Xhakën. Nuk ishte vendimi im, por i lojtarëve për mos ta bërë Ozilin kapiten”, tha Emery./Sport Ekspres/