“Xavi është shumë gjakftohtë”! Deklarata e Laportës bën xhiron e mediave: Do të luftojmë për të marrë titullin e La Liga dhe të Champions League

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta i siguron tifozët se askush në klub nuk ka hequr dorë ende nga mbrojtja e titullit spanjoll, edhe pse rivalët kryesorë Real Madrid janë shumë përpara. Ata janë gjithashtu të gatshëm të shkojnë sa më larg në Champions League, duke pretenduar fitimin e titullit.

Njeriu i parë i skuadrës katalanase pretendon se ka mjaft kohë që gjërat të ndryshojnë. “Ne nuk e kemi hedhur poshtë. Do të luftojmë për kampionatin dhe Champions League. Gjithçka është ende e mundur. Xavi është shumë gjakftohtë dhe do të luftojë deri në fund”, tha Laporta. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *