“Wembley ishte tempull i ndaluar”, Zof kujton fitoren e parë me Anglinë: Na quajtën kamarierë para ndeshjes

Sfida mes Italisë dhe Anglisë ka kthyer pas në kohë një nga portierët më të mëdhenj që ka njohur historia e futbollit të axurrëve. Dino Zof ka dhënë një intervistë për “Corriere della Sera“, ku ka kujtuar përballjen me britanikët në mitikun “Wembley“. Në vitin 1973 Italia merr fitoren e parë në këtë stadium kundër anglezëve, ndërsa ish-gardiani i axurrëve tregon edhe një episod të veçantë, ku para fillimit të ndeshjes në Angli i quajtën kamarierë. Një frazë kjo që duket se ishte motivimi i duhur për të dalë me fitore nga fusha e lojës.

“Ne kurrë nuk i kishim mundur britanikët, ata ende mendonin se ishin rojet e lojës. “Wembley“ ishte një lloj tempulli i ndaluar. Kanë qenë kohë të tjera, ishte një botë tjetër. Ata na thirrën kamerierë, po, duke menduar se po na ofendonin, por ata nuk e dinin se nuk kishte mënyrë më të mirë për të ngarkuar një italian sesa ta zemëronin. Ishte një fitore epokale, ajo vepër na dha bindjen se mund të mundnim këdo. Sigurisht, ishte vetëm një ndeshje miqësore, ndërsa të dielën është në lojë një Europian. Këtë herë ka më shumë rëndësi“, ka thënë Dino Zof./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *