“Simboli dhe rilindja e një kombi. Wembley Ballkanik e ka përcaktuar shtypi anglez dhe që u kërkua me forcë nga Armand Duka, presidenti i FSHF-së”, kështu e ka nisur parashtrimin media prestigjoze “Forbes” për “Air Albania”.
Një intervistë e gjatë është zhvilluar me numrin një që kryeson futbollin shqiptar, për të diskutuar gjithçka. Për ta nisur që nga stadiumi i ri që u ndërtua në Tiranë, por edhe për të prekur të kaluarën. Armand Duka ka treguar gjendjen e FSHF në vitet 2002 dhe vështirësitë që janë hasur, madje duke thënë se mungonte edhe zyra, për të mos folur më tutje për financat.
“Në vitin 2012 qeveria shqiptare vendosi ta transferonte atë stadium nën pronësinë e FSHF-së. Pas studimit të fizibilitetit, modelit dhe planit industrial, kemi organizuar një konkurs ndërkombëtar për të zgjedhur partner, por pa sukses. Në vitin 2015 kemi organizuar një konkurs tjetër dhe aty morën pjesë disa ndërmarrja europiane dhe dy shqiptare. Ne kemi vendosur që të bashkëpunojmë me Albstar, udhëheqësi i tregut të ndërtesave në vendin tonë. Në 21 prill të 2016 kemi nënshkruar marrëveshjes dhe filluam nga puna menjëherë. Pastaj koha e marrë nga fillimi deri në fund dhe inagurimi me Francën ishte vërtet rekord.
Ne si FSHF kemi investuar 10 milionë euro në këtë punë të shkëlqyeshme dhe është një figura e paimagjinueshme për një federatë modeste. Ky ishte një plan i guximshëm që nuk mund të bëhej i mundur pa kontribut nga sektori privat. Pjesa tjetër nga investimi i përgjitshëm është mbuluar nga shoqëria e ndërtimeve, të cilat do të përdorin të gjitha hapësirat tregtare. Ndërsa ne zotërojmë zonën sportive, stadiumin, sallat moderne për takime dhe intervista që janë në standarte të larta botërore. Sa jemi rritur nga 2002? FSHF atëherë ishte shumë e vogël, me një administrim modest dhe me të ardhura të kufizuara.
Kishim një sponsor prej 10 mijë eurosh në vit, nuk kishim zyra dhe kishim vetëm një kampionat kombëtar me 16 ekipe që garonin në garat ndërkombëtare por ishim gjithmonë të fundit ose të parafundit. Tani kemi mbështetje edhe teknologjike, duke ofruar kurse me video analistë nëpërmjet platformës Wyscout. Nëpërmjet teknologjisë synojmë që të rrisim edhe futbollin. Kemi një buxhet të konsoliduar, financa të forta për sot dhe të ardhmen. Falë bashkëpunimit me FIFA-n dhe UEFA-n ndërtuam një kompleks trajnimi në periferi të Tiranës. Kemi ndërtuar zyra të denja dhe organizojmë gara në të gjithë vendin dhe për të gjitha nivelet, ndërsa edhe Kombëtarja sot është e vlerësuar”, ka thënë Duka. /Sport Ekspres/