Vuri jetë njerëzish në rrezik për të dashurën, Joviç në siklet: Flisni për doktorët, jo për mua

Luka Joviç është në telashe të mëdha, ndërsa mediat spanjolle shkruajnë vetëm për sulmuesi serb. Ky i fundit vuri në rrezik shumë jetë njerëzish, duke braktisur karantinën te Reali dhe për të mbërritur në vendlindje, atje ku nuk ka respektuar një tjetër karantinim 14 ditor, për të qenë të sigurt.

Pikërisht për këtë policia serbe do ta denoncte këtë rast, ndërsa arsyeja e Joviç për këtë udhëtim të papritur ishte qesharake. Në një kohë që shumë shtete e kanë quajtur luftë dhe janë ndërprerë udhëtimet, Joviç nuk mund të mungonte në datëlindjen e së dashurës. Duke parë reagimin e ashpër kundrejt tij, lojtari kërkon që të heq vëmendjen:

“Duke pasur parasysh se situata në botë dhe në vendin tonë është shumë e vështirë, duhet të shprehem dhe të inkurajoj të gjithë. Së pari, më vjen shumë keq që jam tema kryesore këto ditë dhe më vjen që është shkruar vazhdimisht për mua dhe jo për protagonistët kryesorë në luftën kundër kësaj krize, të cilët janë mjekët dhe të gjithë ata që punojnë në kujdesin shëndetësor. Në Madrid testi im COVID-19 ishte negativ. Kështu shkova në Serbi dhe duke ndihmuar dhe mbështetur njerëzit tanë, për të qenë afër familjes”, tha Joviç. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online