Manchester United ka pasur probleme të mëdha kohët e fundit. Një prej tyre është e ardhmja e pasigurt e Cristiano Ronaldos në Old Trafford. Manchester United pati një fillim shumë të keq në Premier League dhe shënoi dy humbje, fillimisht kundër Brighton me 2-1, pastaj kundër Brentford me 4-0. Djajtë e Kuq janë aktualisht në vendin e fundit dhe trajneri Erik ten Hag do të duhet të gjejë një mënyrë për të shkundur yjet e tij.
Ajo që gjithashtu nuk dihet tani është nëse Ronaldo do të mbetet pjesë e klubit. Portugezi ka shprehur dëshirën për t’u larguar dhe duket se nuk po pajtohet me faktin se do të kalojë edhe një sezon te një klub si Mançesteri. Megjithatë, gjërat po ndryshojnë. Sipas pretendimeve të fundit të ESPN, portugezi mbetet në klub.
“Manchester United mbetet i bindur se Cristiano Ronaldo nuk do të largohet deri në fund të afatit kalimtar”, shkroi Rob Daëson, duke shtuar: “United hodhi poshtë raportet e mediave të dielën se ata po konsideronin të ndërpresin kontratën e Ronaldos për të lejuar 37-vjeçarin të bashkohet me një tjetër klubi falas”. /Sport Ekspres/