Vuajtjet e Ibras, dy gola dhe humbje në MLS

Zllatan Ibrahimoviç dhe kampionati amerikan, një binom që nuk duket se po funksionon, për shumë arsye. Gjiganti suedez po bën të flitet më shumë për çështje që nuk kanë lidhje me futbollin dhe ndërkohë nuk po arrin të jetë vendimtar te Los Anxheles Galaksi, edhe pse është kthyer te goli pas një thatësire disa-javore.

Sot në orët e para të mëngjesit me orën tonë Ibra shënoi dy gola pas kthimit nga pezullimi, por ishin gola pa vlerë, sepse Galaksi u mund 3-2 në shtëpi nga Dallasi. Miqtë dominuan dhe shkuan deri në avantazhin 3-0, ndërsa Ibra e bëri më pak të hidhur humbjen, por nuk siguroi dot pikë.

Pa vëllezërit Dos Santos, të grumbulluar nga Meksika për Kupën e Botës, Galaksi vuajti shumë për të ndërtuar raste për gol, ndërkohë që mbrojtja bëri shumë gabime, ndaj sulmit të frikshëm të Dallasit.

Ibra ka shënuar 5 gola në total këtë sezon, por Galaksi për momentin është jashtë zonës play-off, me 5 fitore, 1 barazim e 7 humbje deri tani. Një e dhënë shqetësuese: Me Ibran në fushë Galaksi ka 5 humbje, ndërsa pa të ka fituar dy ndeshjet e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online