Vierkovud në Tiranë, gati firma me Kamzën

Ashtu si kishte paralajmëruar sot “Sport Ekspres” në versionin print, Pietro Verkuvud është tashmë në Tiranë dhe po bisedon me drejtuesit e Kamzës.

Menaxheri Andi Matraxhiu ka postuar një foto me ish-mbrojtësin e famshëm italian, i cili njihet me nofkën “Cari”, për shkak të origjinës së tij ukrainase.

Kampion bote në Kupën e Botës 1982, i treti i botës me Italinë në 1990, Vierkovud konsiderohet një ndër mbrojtësit më të mirë në historinë e futbollit italian, duke fituar gjithçka në karrierë.

Ndërkaq, si trajner eksperienca e tij është më e paktë, me aventura pa shumë fat nga Seria B italiane deri tek Honvedi në Hungari.

Tashmë Vierkovud kërkon të riniset nga Shqipëria, aty ku lojtarë e trajnerë po e përdorin si trampolinë për në Perëndim, mjafton të kujtohen Ekuban apo Sormani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online