Vrioni tund rrjetën për herë të 10 në Bundesligë, majat e gishtave të portierit i mohojnë dopietën në sekondat e fundit

Xhakomo Vrioni po dëshmon një formë të mirë edhe në këtë vit të ri kalendarik. Sulmuesi shqiptar jep përsëri sinjale pozitive në fushën e lojës, teksa sot arrin të shënojë golin e tij të 10 në Bundesligën austriake. Ekipi i Tirolit ka humbur me rezultatin 3-2 kundër Ried-it, ndërsa goli i fundit i takimit mban firmën e Vrionit, i cili tundi rrjetën në minutën e 91-të.

Futbollisti 23-vjeçar i shkoi fare pranë dopietës mbrëmjen e sotme. Pak çaste para se arbitri t’i frynte bilbilit për të mbyllur lojën, Xhakomo Vrioni ekzekuton një goditje dënimi. Topi i goditur prej tij shkon drejt kuadratit, por majat e gishtave të portierit kundërshtar i kanë mohuar golin në sekondat e fundit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online