Vrioni feston me gol ndeshjen e parë zyrtare në Austri, bën shifrat të flasin në gjuhën e tij me 5 gola në 3 takime

Xhakomo Vrioni e ka nisur vrullshëm aventurën e tij të re në Austri. Sulmuesi shqiptar u huazua në radhët e Tirolit, me të cilët arriti të shënonte 4 gola në dy takimet miqësore të zhvilluara. Por talenti 22-vjeçar i ka thelluar edhe më tepër statistikat, duke bërë që shifrat të flasin në gjuhën e tij.

Ditën e sotme Vrioni ka luajtur ndeshjen e tij të parë zyrtare me skuadrën e re. Sulmuesi i huazuar nga Juventusi e nisi titullar përballë Leobendorfit në Kupën e Austrisë, debutim të cilin e festoi më pas me gol. Tiroli fitoi me shifrat 3-0, ndërsa goli i dytë mban si autor pikërisht Xhakomo Vrionin, që tundi rrjetën në minutën e 79./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *