Ka edhe miratimin e Sarrit/ Igli Tare përvesh mëngët, paraqet ofertën e parë për Shaqirin

Lacio ka nisur të jetë aktive në merkato për të plotësuar grupin e nevojshëm për sezonin e ardhshëm. Klubi bardhekaltër i ka hedhur sytë nga sulmi dhe emri i Shaqirit bën për vete Igli Taren. Ky i fundit ka marrë edhe miratimin e Sarrit, të cilit do i shërbente shumë në skemën 4-3-3 që ai kërkon të aplikojë.

Pas dritës jeshile të trajnerit italian, Tare ka përveshur menjëherë mëngët dhe ka nisur punën për të negociuar me Liverpulin. Lacio ka paraqitur ofertën e parë në tyrezë, e cila kap shifrën e 10 milionë eurove plus dy të tjera bonus. Megjithatë arritja e akordit do të marrë kohën e vetë, teksa Liverpul kërkon të paktën 15 milionë euro për shërbimet e Xherdan Shaqirit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online