Xhakomo Vrioni është kthyer në një makineri goli në Austri. Futbollisti shqiptar ka shkuar sot në kuotën e 18 golave të shënuar në kampionat me fanellën e Tirolit. Megjithëse në ndeshjen e sotme i duhej të hynte nga stoli, sulmuesi 23-vjeçar ka ditur si të jetë protagonist.
Vrioni është aktivizuar në fushën e lojës në minutën e 66, por i kanë mjaftuar vetëm 7 minuta për të shtuar emrin e tij në listën e golashënuesve. Por goli i tij në fund vlen vetëm për statistikë personale, pasi Altach-i ka fituar me rezutatin 2-1./Halit Delibashi-Sport Ekspres/