Vrioni “çmendet” ndaj vendit të dytë! I shënon 3 gola dhe jep 1 asist, ylli i ndeshjes dhe vrapon për kreun e golashënuesve

Xhakomo Vrioni ndodhet në një formë fantastike në Austri me Tirolin. Huazimi i Juventusit për sulmuesin shqiptar duket mjaft i gjetur dhe vetë gjuha e shifrave është dëshmia e qartë. Në ditën e sotme Vrioni ka arritur të shënojë 3 gola dhe të dhurojë 1 asist në fitoren me shifrat 5-1 ndaj Wolfsberger, që ndodhet në vendin e dytë.

Megjithatë duhet pritur se kujt do t’i adresohet goli i tretë i Vrionit. Sulmuesi shqiptar po vallëzonte në zonë dhe topi do të përfundonte në rrjetë edhe falë devijimit të portierit të Wolfsberger, Kofler. Gjithsesi Vrioni ishte ylli i ndeshjes dhe nëse goli i tretë nuk do t’i quhet atij, shkon në kuotën e 7 golave, vetëm tre më pak se vendi i parë që mbahet nga talenti i Salzburg, Ademeyi.

Por për t’u nënvizuar këtu është fakti se skuadra e shqiptarit nuk ndodhet në vend të mirë, Tirol po endet mes skuadrave që kërkojnë mbijetesën. Pa harruar këtu se shumë ndeshje janë humbur nga Vrioni në këtë sezon për shkakun e dëmtimit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *