Vrapimi drejt historisë/ Griezman arrin rekordin e Platini te Franca, në ndjekje të Thierry Henry

Franca arriti të fitojë ndaj Finlandës me rezultatin 2-0, duke vazhduar e sigurtë në kreun e klasifikimit. Golit e takimit u shënuan nga lojtari më i ri i Atletico Madrid, Antoine Griezmann. Me këtë dopietë, francezi ka arritur një rekord fantasik, duke barazuar kështu legjendën Mishel Platini.

Tashmë Griezmann është golashënuesi i tretë më i mirë në historinë e kampionëve të botës. Në total Griezmann ka shënuar 41 gola, ndërsa vendi i dytë mbahet nga Giroud me 46 gola dhe në krye Thierry Henry me 51 gola.

Duke marë parasysh moshën e lojtarit dhe aftësitë e tij për të shënuar gol, është shumë e mundshme që Griezmann të bëhet golashënuesi më i mirë në historinë e gjelave. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *