Konkurrenca te Franca/ Cilësohej prej kohësh si më i miri në Itali, debutoi vetëm dje me Kombëtaren

Mbrojtësi i krahut të majtë të Milanit, Theo Hernandez ka debutuar dje me fanellën e Francës. 23 vjeçari u thirr nga trajneri i Francës, Didier Deschamps për tre ndeshjet e elëminatoreve të Botërorit 2022. Megjithatë në dy sfidat e para ndaj Bosnjës dhe Ukrainës nuk arriti të aktivizohet për asnjë minutë.

Ndaj Finlandës, Theo u aktivizua që nga minuta e parë duke qenë një ogur i mirë për skuadrën, e cila fitoi me rezultatin 2-0. Pas një pritje të gjatë, megjithëse cilësohej prej kohësh si më i miri në rolin e tij në Serinë A, Theo Hernandez debuton me kombëtaren e gjelave dhe tashmë bëhet gati për ndeshjet e rëndësishme me Milanin, të cilët do të përballen me Lazio, Liverpoolin dhe Juven në më pak se 10 ditë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online