Juxhin Xhaja arbitri me i mirë i Superiores, sipas trajnerëve dhe kapitenëve të Superiores. Jo të gjithëve, natyrisht, sepse nuk bëhet fjalë që ta votojë Flamurtari, por edhe Kukësi ma qenë kundër.
Xhaja ka marrë 13 vota, zbulon Procesi Sportiv, ndërsa Enea Jorgji është renditur i dyti me 11 vota, edhe pse këtë vit ka një njollë të frikshme, ndeshjen Kukësi-Skënderbeu në Kukës, në maj.
Kapiteni i Vllaznisë Gilman Lika nuk ka votuar fare. Më mirë kështu.