Vora ka bërë një goditje të madhe në merkaton e verës. Kjo skuadër që arriti të ngjitej në Kategorinë e Parë, duket se kërkon të shoh larg. Këtë herë kanë zyrtarizuar një emër të madh për këtë kategori.
Bëhet fjalë për Eridon Qardakun. Ky i fundit ishte pjesë e Bylisit dhe është cilësuar si një prej talenteve më të mirë në Shqipëri. Gjithashtu Alban Bushi i ka dhënë mundësinë për të veshur fanellën e Shpresave, por karriera e këtij lojtari nuk shkoi sipas pritshmërive. /Sport Ekspres/