Vllaznisë i kthehet Gocaj, Orelesi mungon për pezullim

0

Duke shfrytëzuar që në mesjavë do të luhen takimet e Kupës së Shqipërisë, ku Vllaznia pas eliminimit nga Tirana, nuk e vazhdon më garën, tekniku Gjoka do të ketë mundësinë të ketë plot një javë në dispozicion për të përgatitur skuadrën për ndeshjen e ardhshme.

Një javë që pritet t’i japë kohën e duhur edhe rikuperimit të mbrojtësit Olsi Gocaj, që për arsye dëmtimi nuk u aktivizua në ndeshjen e kaluar në përballjen me kuksianët. Mbrojtësi i djathtë gjatë ditës së djeshme ka dhënë sinjale pozitive, duke iu bashkangjitur grupit të parë në seancën e parë të kësaj jave, e cila u zhvillua në kompleksin sportive “Hasaj”. Përgjithësisht, pjesa tjetër e skuadrës nuk është se ka shfaqur ndonjë problem sa i përket infermierisë.

E vetmja gjë që shqetëson drejtuesit kuqeblu ka të bëjë me nigerianin Nuredin Orelesi, ku kartoni i verdhë i marrë në sfidën e javës së kaluar me Kukësin e skualifikon për ndeshjen e radhës, duke qenë kartoni i katërt sezonal. Në mungesë të tij, trajneri Gjoka do të detyrohet të bëjë sërish ndryshime në mesin e fushës, ku i duhet të zgjedhë një mesfushor për ta vendosur krah Krymit.

Për ditën e martë, programi i kuqebluve do të vijojë me dy seanca stërvitore në ditë. Paraditja është rezervuar për sallën e forcës, duke u përqendruar në ushtrimet fizike të udhëhequra nga specialisti përkatës Gjergji Poloska dhe kolegu i tij, zëvendëstrajneri Fatjon Tafaj. Më pas, orët e pasdites sërish në fushën e kompleksit sportive “Hasaj” për të vijuar programin më të detajuar të ushtrimeve me topin.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.