Vllaznia ka zyrtarizuar marrëveshjen e re. Shkodranët kanë rinovuar kontratën me Fjoart Jonuzin. Ky i fundit ka qenë pjesë e rëndësishme e shkodranëve, duke i bindur drejtuesit për vazhdimësinë e tij si kuqeblu. Kështu Jonuzi do të jetë pjesë edhe në sezonin e ardhshëm me fanellën e Vllaznisë.
“KF Vllaznia bën të ditur se ka mbyllur marrëveshjen me futbollistin Fjoart Jonuzi për të luajtur edhe për një sezon tjetër me skuadrën tonë. Klubi ka vlerësuar kontributin e dhënë nga lojtari në dy sezonet e fundit dhe si rrjedhojë ka shprehur dëshirën për ta patur sërish në rradhët e tij. Dëshira jonë ka gjetur edhe gatishmërinë e lojtarit për të vazhduar karrierën e tij i veshur kuqeblu edhe për një sezon të tretë, me qëllimin e qartë, për të arritur të tjera suksese me të”. /Sport Ekspres/