Vllaznia reagon me deklaratë për shtyp mbi çështjen Alan Sherri, i kujton portierit detyrimet e formimit

Klubi i Vllaznisë është detyruar të heqë dorë nga portieri i tyre Alan Sherri. Ky i fundit ka vendosur të largohet nga skuadra e vendit të tij të lindjes për t’ju bashkuar Laçit. Vetë ekipi shkodran ka thyer heshtjen dhe ka vendosur të dalë me një deklaratë për shtyp.

Vllaznia bën me dije se ka punuar për të mbajtur Sherrin në ekip sezonin e ardhshëm, madje duke i ofruar kushte financiare edhe më të larta. Megjithatë portieri 22-vjeçar nuk ka kthyer një përgjigje brenda afatit të vendosur nga drejtuesit e skuadrës shkodrane, duke mos lënë tjetër mudnësi veç atë të ndërprerjes së bashkëpunimit.

Në fund klubi i Vllaznisë thekson se ka paguar çdo detyrim ndaj futbollistit në fjalë, teksa nuk harron t’i kujtojë këtij të fundit detyrimet e formimit, duke qenë se është një prodhim i Akademisë kuqeblu./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

DEKLARATË PËR SHTYP

Klubi i Futbollit “Vllaznia” njofton opinionin publik se gjatë gjithë ditës së djeshme dhe sot paradite ka qenë në kontakte të vazhdueshme me sportistin Alen Sherri duke i ofruar atij kushte financiare disa herë më të larta nga ato të sezonit të kaluar, ndonëse aktivizimi i tij nuk ka qënë i plotë, por me objektivin e vetëm për të përkrahur elementët e rinj në zhvillimin e tyre profesional, për t’i dhënë mundësi aktivizimi në nivele më të larta.

Në mënyrë të drejpërdrejtë drejtuesit më të lartë të klubit dhe sponsori i Klubit “Vllaznia”, kanë rritur ofertën financiare duke pritur një përgjigje deri në mesditën e sotme, por lojtari nuk ka dhënë asnjë përgjigje, në asnjë rrugë komunikimi të mundshme. Në kushte të tilla deklarojmë se ndërpresim negociatat me lojtarin Sherri. Klubi Futbollit “Vllaznia” dhe sponsori i ekipit kanë përmbushur çdo detyrim ndaj lojtarit në fjalë, prandaj mbeten të vendosur për të kërkuar përmbushjen nga ana e tij të të gjitha detyrimeve të formimit ndaj klubit kuqeblu, sipas rregulloreve të FSHF-së, UEFA- s dhe FIFA- s. KF VLLAZNIA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *