Vllaznia pranë titullit, Bushi për të papriturat: Mos u çudisni nëse Tirana i fiton të gjitha ndeshjet e mbetura

Alban Bushi e sheh Vllazninë si ekipi që e ka vendosur një dorë në titullin kampion. Trajneri i Shqipërisë U-21 i ka veçuar shkodranët për lojën e bukur, diferencën e pikëve që ka me ndjekësit për shkakun se i ka marrë maksimumin ndeshjeve dhe njëkohësisht për harmoninë brenda skuadrës.

Megjithatë futbolli është i papritur dhe shpeshherë rezervohen surpriza. I ftuar në emisionin “Pressing”, Bushi është shprehur se nuk duhet të jetë çudi nëse Tirana arrin t’i fitojë të gjitha ndeshjet e mbetura në kampionatin shqiptar.

“Tirana është shumë larg garës së titullit për momentin. Fati i Shehit është që po i janë kthyer të gjithë lojtarët që mungonin, për mua e ka marrë në momentin më të mirë skuadrën. Tani mos u çudisni ju nëse Tirana i fiton të gjitha këto ndeshjet e mbetura. Bëhet fjalë për një skuadër të madhe dhe që ka shumë cilësi brenda saj. Në kohën tonë nuk ishte mirë nëse Tirana nuk ishte duke fituar 3-0 në minutë e 30, se ishin mësuar njerëzit”, ka thënë Bushi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *