VIDEO/ “Shikoni se çfarë bën Asani”, moviola e Jeminit: Dilte me të kuq nëse arbitri…

Lorenc Jemini ka bërë moviolën e ndeshjes mes Partizanit dhe Vllaznisë. Kur i kthehet ndëshkimit me karton të kuq të Krymit dhe Bitrit, Jemini është shprehur se kjo nuk ishte zgjidhja e duhur pasi lojtari i Partizanit nuk e ka goditur kundërshtarin, për të merituar kartonin e verdhë. Nga krahu tjetër Krymi duhej të ndëshkohej me kartonin e kuq pasi ishte iniciatori i grindjes.

Ajo që vlen për t’u theksuar në përballjen mes Partizanit e Vllaznisë ishte fakti se arbitri lejoi lojën disi më të ashpër, në mënyrë që të mos bëhej protagonist me ndaljet e shpeshta të lojës. Për këtë arsye Jemini është shprehur te “Procesi Sportiv” se nëse arbitri do të ishte kaq shumë strikt, atëherë do të ndëshkonte me karton të kuq edhe Jasir Asanin për reagimin e tij karshi vendimit për ta ndëshkuar. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online