Vllaznia po kthehet? Ka marrë formë për sezonin e ardhshëm, zbret në fushë trajneri i ri dhe Matko Djarmati

Nga Klaudio Ndreca

Vllaznia ka marrë formë sa i përket sezonit të ardhshëm, teksa ka njohur drejtorin sportiv dhe trajnerin e ri. Por përpos të gjithave, është Alban Xhaferi profili që ngre entuziazmin te shkodranët, pas suksesit që ka treguar në këto vite kontributi në sport.

Premtimi i parë edhe në ekipin e futbollit u realizua, teksa u shpreh se Vllaznia do ta kalonte pa problem fazën e “Play-Out” nëse do të mbërrihej deri në atë pikë. Shkodranët fituan 3-1 ndaj Besëlidhjes, ndërsa për sezonin tjetër kërkojnë që të kthehen në majën e futbollit shqiptar.

“Sporti nga Bajraktari” tregon foton ku Matko Djarmati ka zbritur në fushë së bashku me trajnerin e ri, Tomas Brdariç. Këta do të jenë personat që do të kenë mbi shpatulla përgjegjësinë për të përmbushur pritshmëritë e një qyteti të dashuruar pas futbollit dhe që kohët e fundit ka lënguar në renditjen e Superiores. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *