Vllaznia peshkon te spastrimet e Partizanit?

Tekniku Gjoka rrit ngarkesat me nga dy seanca në ditë. Priten ardhje të tjera, por trajneri do emra të njohur. Së shpejti një miqësore, në fokus Buduçnost i Podgoricës

Gaspër Marku

Dy janë futbollistët e ardhur në këtë merkato dimërore! Dy goditje me destinacion postet e dëshiruara nga ana e teknikut Gjoka. E para në majë të sulmit me një emër si Xhevahir Sukaj që nuk ka nevojë për koment, pasi opinioni sportiv shkodran dhe më gjerë ia di vlerat, ndërkohë që edhe e dyta, duket se goditur në shenjë me një emër të tillë si Sedat Berisha, karriera dhe CV-ja e të cilit të lë të shpresosh se me ardhjen e tij qendra e mbrojtjes ka marrë garancinë e duhur. Me ardhjen e këtij futbollisti, duket se Gjoka i ka dhënë fund dilemës së tij për kalimin përpara të Orelesit. Nigeriani tashmë nuk llogaritet më si kontingjent i mbrojtjes, sepse stafi e ka projektuar si mesfushor shkatërrues për ta vendosur përpara mbrojtjes së bashku me Krymin. Për momentin në kampin kuqeblu janë shumë të kënaqur me këto dy lëvizje duke i konsideruar ato mjaft të vlefshëm për skuadrën. Por, në projektet e Gjokës dhe të drejtuesve të klubit ka edhe emra të tjerë të piketuar për tu veshur kuqeblu. Mes tyre ka përsëri mbrojtës dhe përsëri në qendër për ta vendosur përkrah shqiptaro-maqedonasit Berisha. Emrin e tij drejtuesit nuk kanë dëshirë të bëjnë të ditur edhe për atë që tekniku Gjoka shprehur dy ditë më parë, duke mos dashur të dëmtojë strategjinë e merkatos, siç ishte rasti i pësimit me malazezin Cicmil, pista e të cilit tashmë është mbyllur. Ajo që bie në sy në këtë periudhë merkatoje ka të bëjë me atë që nuk pritet të ketë asnjë futbollist për provë. Në ndryshim nga periudhat e tjera të merkatos kur sistematikisht në sezone të ndryshme tek Vllaznia kanë mbërritur jo pak futbollistë në provë, këtë radhë nuk ka asnjë të tillë. Burime zyrtare pranë klubit kuqeblu bëjnë të ditur për Sport Ekspres që kjo ka të bëjë me strategjinë e vetë teknikut Gjoka që nuk preferon të ketë forma të tilla. Që do të thotë se futbollistët që firmosin për Vllazninë janë emra të njohur në fushën e lojës dhe me aktivitet të dukshëm me skuadrat e tyre të mëparshme, gjë që e dëshmoi dhe me dyshen Sukaj-Berisha. Aktualisht ata që flitet janë renegatët e Partizanit Vila, Kotobelli, Krasniqi e Malota, por edhe Kaja i Besës. Gjasat janë që disa prej këtyre futbollistëve të vishen në vazhdim kuqeblu.

Stërvitja – E diela zakonisht konsiderohet një ditë pushimi, por për kuqeblutë e Vllaznisë kjo e diel që lamë pas nuk ka qenë e tillë. Pushimet për Vllazninë janë konsumuar me periudhën e ndërrimit të viteve, ndërkohë që tashmë ka vetëm punë, sepse 27 janari kur skuadra duhet të jetë në fushë, është në prag. Të mbërritur mesditën e së shtunës në tokën ulqinake ku edhe konsumuan seancën e pasdites, e diela ka vijuar me dy të tilla, duke filluar zbatimin e programit, në të cilin për javën e parë janë parashikuar ngarkesat e larta. Seanca e parë e zhvilluar në orët e paradites e ka gjetur skuadrën në sallën e forcës me një program kushtuar përgatitjes fizike. Me Gjergji Poloskën në staf, i njohur si një ndër specialistët e mirëfilltë të këtij sektori, ashtu si edhe në Shkodër, futbollistët i janë nënshtruar punës në elemente të ndryshme të karakterit aerobik dhe atletik. Në vijim, pas një pushimi dhe drekës në mjediset e hotel “Dajti”, skuadra i është drejtuar fushës së futbollit, aty ku tekniku Gjoka e ka përqendruar programin e tij tërësisht në punën me topin. Krahas Xhevahir Sukajt që ishte edhe blerja e parë për kuqeblutë në këtë merkato dimërore, në dy seancat e djeshme, në dispozicion të trajnerit Gjoka ka qënë edhe blerja më e re, shqiptaro-maqedonasi Sedat Berisha, i cili pas firmosjes zyrtare në zyrat e klubit të futbollit Vllaznia ka mbërritur në Ulqin, që në mbrëmjen e së shtunës. Nga sa bëhet e ditur, programi stërvitor i kuqebluve do të vijojë të jetë me këtë ngarkesë, me nga dy seanca në ditë edhe gjatë javës në vazhdim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online