“Vllaznia nuk kishte asnjë rast shënimi”, trajneri i Egnatias e shfaq gëzimin e madh: Ishim superior në çdo aspekt, nuk e prisja 3-0

Dy ndeshjet e radhës janë luajtur në javën e katërt të Superiores. Egnatia ka marrë një fitore të madhe ndaj Vllaznisë me shifrat 3-0. Shkodranët kanë pasur fatin me vete në takimet e fundit duke mundur rivalë si Kukësi dhe Tirana, por këtë herë i kanë dalë në pak problemet. Dy gola për dy minuta arritën të realizonin vendasit që me De Large dhe Mustën do të trondisnin shkodranët.

Egnatia ishte gjithmonë më e rrezikshme në portën kundërshtare, ndërsa kontrolli i topit të Vllaznisë mbetej jo efektiv. Pjesa e dytë nisi me ndërrime dhe shkodranët dukeshin më të rrezikshëm, por Egnatia shënoi sërish. Këtë herë me Camaj që pasi mori vendin e Bambam do të shënonte me kokë pas krosimit të bukur nga krahu i djathtë.

Nga ana tjetër, Kastrioti është kthyer në një “mace të zezë” për Tiranën duke barazuar 0-0. Bardheblutë nuk po arrijnë dot që të mposhtin ekipin e drejtuar nga Cela. Sërish ishte e njëjta panoramë e ofruar nga ky takim. Tirana arrin të kontrollojë ndeshjen dhe të mundohet të rrezikojë portën kundërshtare, pa arritur dot që të shënojë. Në minutat e fundit Kastrioti hidhet në aventurë për të fituar takimin dhe për pak ia doli, pasi në të 85 Prenkocevic i shkoi fare pranë avantazhit, duke u ndalur në traversë. Më poshtë geni intervistat e trajnerëve për “Oversport”:

Tetova: “Më gëzon loja dhe rezultati. Ekipi shfaqi uri për të fituar. Nuk e kishim llogaritur këtë fitore 3-0. Ishte fitorja e parë para tifozëve dhe kjo më gëzon. Vllaznia nuk kishte rast shënimi. Ishim superior ndaj tyre në çdo aspekt. Nuk e kishim llogaritur këtë rezultat, por fitorja është e njëjtë në të gjitha shifrat”.

Shehi: “Kemi krijuar raste, por në futboll nuk fitohet po nuk shënove. Në këto katër ndeshje, tre i kemi pasur në transfertë. Fusha na penalizon pak pasi luajmë me topin poshtë. Kemi pasur një ekip 50% të ri dhe sigurisht që ka vështirësi. Por para portës duhet të jemi më të egër, ta mendojmë atë rastin që na del si të jetë i fundit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online