Vllaznia nis punën, emërime të rëndësishme në administratë

Vllaznia duket se ka nisur seriozisht nga puna, pasi është plotësuar bordi drejtues i klubit kuqeblu, pas dorëheqjes së Mark Laloshit. Bordi i shumëpërfolur kishte mbetetur me një anëtarë më pak, ndërsa u vendos që në vend të Laloshit të futej në këtë bord, Lazër Matija. Presidenti i Vllaznisë së femrave do të bëhet pjesë e bordit të klubit të Vllaznisë.

Nga krahu tjetër, pritet dhe një tjetër lëvizje interesante, pasi do të vendoset adminsitratori i ri. Astrit Gjyrezi u largua nga drejtimi i Vllaznisë pas rënies së skuadrës në Kategorinë e Parë. Vendin e lënë bosh nga ai pritet ta marrë ish-futbollisti i kuqebluve, Suad Lici. Ai pritet të zyrtarizohet në pak kohë.

Vllaznia ka nisur punën, pavarësisht se deri tani ka punuar me hap breshke. Skuadra shkodrane do që të kthehet sa më shpejt në elitë, por do të ketë vështirësi nëse nuk nis serozisht të punojë, pasi momentalisht gjithçka është në ajër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *