Vllaznia merr pikën që shijon si fitore në Durrës, luajtën me një lojtar më pak

Vllaznia ka marrë një pikë që shijon si fitore në Durrës, duke barazuar pa gola ndaj Teutës. Megjithëse për një pjesë të konsiderueshme të lojës kanë luajtur me 10 lojtarë. Kjo pasi Behar Ramadani doli me karton të kuq në minutën e 53, pasi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë pas ngritjes së takave ndaj Vecaj.

Gjithsesi reagimi i shkodranëve ka qenë shumë i mirë dhe lojtarët kanë mbajtur urdhërat e dhëna nga trajneri Jonuz. Ky i fundit ka mbajtur premtimin për tifozët, pasi para ndeshjes u shpreh se nuk do të kthehej pa pikë nga kjo transfertë. /Sport Ekspres/

Teuta: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kuros, Avdyli, Aleksi, Vecaj, E.Vila, Kalaja, Nikaç.

Vllaznia: Sherri, Gurishta, Malota, Shehi, Marku, Kruja, Ramadani, Hygor, Shtubina, Sinho, Lika.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *