Vllaznia luhatet mes ekstremeve, Brdariç vlerëson përgjigjen: Ishte bukur të shënonim 6 gola ndaj Pogradecit

0

Vllaznia po luhatet mes ekstremeve në këtë sezon të Superiores. Shkodranët kanë probleme me shënimin e golave në disa ndeshje, e në të tjera shndërrohen duke e kthyer në tabelë qitje portën e kundërshtarit. Pas disa rezultatesh jo të mira në Superiore, ekipi u kthye pas pushimit të Kombëtareve dhe e shkatërroi Podgradecin që në pjesë të parë, duke e mbyllur ndeshjen në shifrat 6-0. Para ndeshjes me Kastriotin, Brdariç e bën të qartë se lojtarët duhet të japin gjithçka për të fituar.

“Dua maksimumin dhe duhet që lojtarët të bëjnë më të mirën për t’i shkaktuar humbjen Kastriotit dhe e gjithë puna të shpërblehet. Ne duhet të kemi vetëbesim dhe të mos mendojmë shumë për Kastriotin, por të mendojmë për veten tonë. E dimë si luajnë ata dhe përqendrimi duhet të jetë se çfarë do të bëjmë ne për të marrë tre pikë.

Të shënosh gjashtë gola kundër një ekipi që mbrohet shumë është një gjë e bukur, por duhet të dimë si të hymë në zonën kundërshtare, të dimë si të fitojmë sa më shumë duele. 11-tëshja startuese duhet të jetë e motivuar për nesër dhe lojtarët që do të vijnë nga stoli duhet të jenë të aftë për të bërë diferencën, duke marrë maksimumin mund të fitojmë”, tha Brdaric. /Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.