Vllaznia largohet me nder nga “Champions League”, fati i kthen anën tjetër dhe mundet nga Minsk

Vllaznia e femrave është mundur në ndeshjen e dytë kualifikuese në “Champions League”, për t’u eliminuar nga ana e Minsk. Përballja përfundoi në shifrat 0-2, ndërsa shkodranet kishin mbërritur në këtë fazë pas fitores me penallti kundër ALG Spor. Por ndryshe nga përballja e fundit ku Vllaznia barazoi në minutën e 120, këtë herë fati i tregoi anën tjetër.

Në pjesën e parë ishin kundërshtaret e Minsk që dominuan Vllazninë, megjithëse goli i ardhur nga Ana Sas, u shënua për shkak të një gabimi të vetëm në vendosjen e mbrojtjes shkodrane. Në minutën e 56 autorja e golit do të ndëshkohej me kartonin e dytë të verdhë, për të dalë nga fusha e lojës.

Sulme të panumërta do të nisnin drejt portës së ekipit bjellorus për të barazuar rezultatin. Megjithatë në asnjë moment nuk do të vinte goli i kërkuar, duke munguar konkretizimi. E kur Minsk nuk po organizonte asnjë aksion të vetëm sulmues në pjesën e dytë, ka mjaftuar një goditje këndi dhe një dalje tërësisht e gabuar nga O’Brien për t’i falur golin e dytë Harlanovës dhe për të mbyllur historinë e kualifikimit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online