Vllaznia luan sot ndeshjen e kthimit të turit të dytë kualifikues të Ligës së Kombeve. Klubi shkodran arriti të merrte një barazim 1-1 në “Lori Boriçi”, duke lënë gjithçka të hapur në duelin e mbrëmjes së sotme në Rumani. Pavarësisht këtij rezultati pozitiv, parashikimet nuk janë në krahun e kuqebluve për ndeshjen e kthimit.
Kompanitë e basteve nuk i japin shpresë Vllaznisë, teksa koefiçenti më i mirë për ta është 15. Ndërkohë, Universitatea Craiova kuotohet 1.25. Dukshëm bastet dërgojnë rumunët në turin e tretë, por futbolli shpesh ka treguar se është i paparaahikueshëm. Vllaznia do të luajë kundër të gjithëve për të provuar surprizën e madhe për të kaluar në turin e tretë të Ligës së Konferencës./Sport Ekspres/