Trajneri i Universitatea Craiova-s ka shuar kureshtjen e gazetarëve në konferencën për shtyp në vigjilje të përballjes me Vllazninë. Laszlo Balinti ka lënë jashtë skuadre futbollistët Vina dhe Vistor, duke shpjeguar se kjo është në të mirë të ekipit. Kreu i pankinës së rumunëve është shorehur se Vllaznia i di tashmë cilësitë e skudrës që ai drejton, por nga ana tjetër pranon se kuqeblutë kanë dy sulmues të rrezikshëm.
“Nuk dua të insistoj shumë në këtë detaj, por këtë vendim e konsideroj të dobishëm për grupin. Ju thashë që për mua është shumë e rëndësishme që lojtarët të kenë qëndrimin e duhur, në radhë të parë ndaj punës së tyre, dhe së dyti ndaj grupit dhe klubit që i paguan. Duhet ta theksoj këtë pikë. Sido që të ndodhë, kur largohemi nga fusha duhet të kemi forcë të shikojmë njëri-tjetrin në sy.
Një ndeshje e rëndësishme për klubin tonë dhe ne duhet të jemi të vetëdijshëm për këtë. Ne i qasemi me besim ndeshjes së kthimit dhe ata janë të vetëdijshëm për cilësinë tonë dhe ar.mët e kundërshtarit. Dua të besoj se së bashku do të bëjnë maksimumin për t’i vënë këto cilësi në përdorim të mirë, pa lënë anash aftësinë e skuadrës shqiptare, që pamë se ka dy sulmues shumë të fortë.
Në ndeshjen e parë patëm mjaft mundësi dhe nuk morëm vendimin e duhur për të shënuar më shumë gola. Dua të jemi më efikasë dhe më pragmatikë sepse edhe në Shqipëri kanë qenë dy-tre momente shumë të rëndësishme psikologjike. Dhe reagimi pas golit ishte shumë i mirë. Një minutë më vonë, patëm një penallti qartësisht të pa akorduar”, ka deklaruar Laszlo Balinti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/