Vllaznia kalon me sukses testin e parë miqësor, mposht me goleadë ekipin boshnjak

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Lojtarët e Vllaznisë ndodhen në Bosnje dhe Hercegovinë, ku po zhvillojnë fazën e tyre përgatitore. Kuqeblutë kanë zhvilluar sot testin e parë miqësor. Migen Memelli pati mundësinë të shihte gjendjen e lojtarëve në një ndeshje testuese kundër Medjugorjes.

Prova e parë ka kaluar me sukses për shkodranët, të cilët kanë fitiar me rezultatin e thellë 0-4. Goli i parë u shënua nga Çoba në minutën e 29, ndërsa 3 minuta më vonë Balaj dyfishoi shifrat. Vllaznia shënoi edhe dy gola të tjerë në pjesën e dytë me anë të Dodajt në minutën e 69 dhe Dodevit në të 75-n. Ndeshja e radhës për kuqeblutë do të zhvillohet 4 ditë më vonë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *