Katër ndeshje, një fitore ndaj Lushnjës, kapitullim ndaj Teutës, po ashtue dhe sot ndaj Laçit. Vllaznia është në rrugën e gabuar dhe ky sezon ka nisur edhe më keq se ç’u mbyll i fundit.
Cungu ankohet e ankohet dhe nuk e ka gabim: kjo Vllazni nuk premton për asgjë të mirë dhe mbi të gjitha ka një problem të madh, nuk ka sulm.
Sot shkodranët treguan se në mesfushë e lëvizin mirë topin dhe lojën praktikisht Laçi nuk e zotëroi asnjëherë, por kurthi laçian ishte i qartë, duke i lënë frenat e lojës Vllaznisë dhe duke pritur kundërsulmin, ashtu si ndaj Partizanit.
Heroi i ditës Xhixha, dy gola, të parët për të në Superiore, por Vllaznia një gol ia fali, me portierin Selimaj që gaboi keqas në golin e dytë.
Mezani e nis me fitore, Cungu me siguri do të ketë shumë për të thënë.
Kategoria Superiore – Java 4
E shtunë, më 30 shtator, ora 14:00
Laçi – Vllaznia 2-0
Shënues: Xhixha 21′, 59′
Laçi: Selmani, Ademir, Fangaj, Gjoni, Sefgjini (Shala 71′), Bardhi (Lushkja 54′), Eskerda (Qaqi 81′), Jonuzi, Nika, Uzuni, Xhixha. Trajner: Gentian Mezani
Vllaznia: Selimaj, Gocaj, Pjeshka, Orelesi, Marku, Krymi (Tafili 58′), Hasani, Bardulla, Çinari (Kalaja 77′), Lika (Vucaj 61′), Ribaj. Trajner: Armando Cungu
Karton i verdhë: Bardulla 65′
Gjyqtarë: Klajdi Kola, Ermal Barushi, Denis Agaraj, Klodian Shahini