Vllaznia ka hequr dorë për 10 ditë nga mesfushori i saj, Maxim Cojocaru. Një nga futbollistët i cili po pret mundësinë për të treguar potencialin që zotëron, por ndërkohë vazhdon të jetë pjesë e palëvizshme e Kombëtares.
Moldavia U-21 ka dërguar një kërkesë te klubi shkodran, për të lejuar Cojocaru në datat 6-16 tetor. Gjatë kësaj periudhe, futbollisti do të ketë mundësinë për të qenë pjesë e Kombëtares në dy ndeshjet që do të zhvillohen kundër Uellsit dhe Belgjikës për kualifikueset e Europianit.
Vllaznia ka dhënë dritën jeshile dhe ka uruar futbollistin e saj që të marrë pjesë në këto ndeshje, për të ardhur edhe më i motivuar për vazhdimin e kampionatit. /Sport Ekspres/