Vllaznia ka vendosur që të shkarkojë trajnerin Brdaric. Ky ishte vendimi i marrë nga ana e shkodranëve me gjermanin që bën gati valixhet për të shkuar në Gjermani, por këtë herë bileta është vetëm vajtje.
Moderatori i emisionit sportiv në “MCN”, Gerti Çarçani, ka dalë kundër këtij vendimi të Xhaferit. Ai është shprehur se presidenti i Vllaznisë është ngutur pak, pasi falë Brdaric kemi rikthimin e Vllaznisë në këtë situatë ku diskutohet për vendet e para, ndryshe nga e shkuara, që i gjente shkodranët që kërkonin mbijetesën.
“Vllaznia gjen “armikun” e klases! Brdaric nuk eshte me pjese e Vllaznise. Se si e qysh, ate e di Alban Xhaferi presidenti qe vendosi ta largoje! E megjithate, ai mbetet trajneri qe la gjurme ne Vllaznine qe ishte fik prej kohesh dhe nuk llogaritej te rivalizonte! Gjykoj qe presidenti u ngut pak, por eshte vendim i tij!
Thomas eshte pjese e rivitalizimit te futbollit shkodran, prej vitesh degdisur ne cepa klasifikimi. Pavaresisht terreneve “shpesh” te minuara per ta rrezuar, sic edhe ndodhi, Brdaric arriti te riktheje Vllaznine ne elite. Grintoz, me adrenaline, me fryme grupi dhe mbi te gjitha me rezultate! Vllaznia vendosi ta largoje! Megjithate meriton respekt! Ne fund te fundit, vleren njeriut ia ndien kur…nuk e ke”, shkruan Carcani. /Sport Ekspres/