Vllaznia e Jonuz ndryshon objektivin, Lici e thotë hapur: Tani ne duam Kupat e Europës!

E ardhur nga Kategoria e Parë, Vllaznia e nisi në mënyrën më të mirë Superioren. Për ta nisur që me atë fitoren ndaj Laçit në shifrat 1-0. Më pas vijushmëria ngeci vetëm në aspektin e shënimit të golave, pasi mbrojtja është treguar fantastike deri në këto 7 javët e para të kampionatit.

Por edhe ky problem është zgjidhur disi, pasi në 2 ndeshjet e fundit janë shënuar 6 gola, në ndeshjet me Skënderbeun dhe Kukësin. Më parë lojtarët kishin pohuar se objektivi i Vllaznisë ishte qëndrimi në elitën e futbollit shqiptar.

Duke parë situatën aktuale në kampionat, teksa kryesojnë me Teutën, Bylisin dhe Skënderbeun, historia po ndryshon disi. Në prononcimin e drejtorit të klubit, Suad Lici, për “Pressing” është thënë hapur:

“Tani ne duam Kupat e Europës. Përse jo? Në 7 ndeshje, kemi pësuar 3 gola. Gjithsesi, edhe nëse nuk e arrijmë, të paktën të jemi 1 ose 2 pikë larg tyre. Unë kam takuar edhe skuadrën dhe u kam thënë që e keni të vështirë që të ndërroni stofin tani. Tifozët i kanë fituar sidomos pas asaj fitore ndaj Kukësit. Nuk jemi rastësisht aty. Dora e trajnerit duket dhe të gjitha rezultatet e marra nuk mund të quhen rastësi. Leku nuk bën gjithçka dhe nuk duhet për të bërë një skuadër me frymë të mirë”, ka thënë Lici. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online