Vllaznia-Dinamo 2-1 Latifi 15′ p, Aralica 46’/ Sofranac 81′
Vllaznia-Dinamo përfundoi si një finale e vërtet mes ankthit dhe emocioneve të mëdha. Goli i parë do të vinte nga ana e Latifit në pikën e bardhë të penalltisë. Gjyqtari nuk e pa kontaktin e Lilajt ndaj Latifit, por VAR e thërriti duke i dhënë mundësinë e korgjimit të gabimit.
Latifi ishte i saktë nga pika e bardhë dhe Aralica dyfishoi në të 20. Festa e Vllaznisë do të ndalej pas akordimit të pozicionit jashtë loje. Me nisjen e së dytës, Aralica shënoi sërish me kokë, këtë herë i ndihmuar nga pozicionimi i keq i Prodanit që e mbajti në pozicion të rregullt.
Festa ishte legjitime, gjyqtari nuk mund të ndërhynte më. Për t’i dhënë më shumë emocione sfidës mendoi Sofranac me golin e realizuar në të 81 pas goditjes së këndit. Në fund Dinamo u përpoq me të gjitha mënyrat për të barazuar, teksa në disa raste edhe Harizaj e braktisi portën, por nuk mundën. /Sport Ekspres/
14′ Goool! Kontakt i Lilajt ndaj Latifit në zonë, arbitri lejon avantazhin. VAR e thërret dhe kryesori ndërron vendim, penallti për Vllazninë. Latifi dërgon topin në një anë Harizajn dhe topin në tjetrin, 1-0.
Vllaznia: Qarri, Adili, Fallou, Bulatovic, Kruja, Jonuzi, Krymi, Hakaj, Mustadanagic, Latifi, Aralica.
Dinamo: Harizaj, Siljanovski, Sofranac, Ali, Prodani, Sidibe, Lilaj, Demiri, Ibraimi, Haxhiu, Bardhi.